Sipas njoftimit të Presidencës, në datat 23-27 shtator Presidenti Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me qëllim për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 73-të te Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,raporton TRT.
Fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme Erdoani do ta mbajë më 25 shtator.
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Erdoani do të realizojë edhe takime të ndara dypalëshe me Sekretarin e Përgjithshëm dhe shumë kryetarë shtetesh pjesëmarrës në mbledhjet vjetore të OKB-së, sipas njoftimit të Presidencës.
Gjithashtu Erdoani do të takohet edhe me përfaqësues të rretheve investuese dhe biznesit amerikan, udhëheqës të opinionit si dhe me përfaqësues të komunitetit turk e mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.