Erdogan pjesëmarrës në Teknofest: Ftoj të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre të vijnë në festival

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrë pjesë sot në “Teknofest”, Festivali i Aeronautikës, Hapësirës dhe Teknologjisë së Turqisë dhe i ftoi të gjithë në Aeroportin e Ri të Stambollit (ku po zhvillohet festivali).

Në mesazhin e tij të postuar në rrjetin social, Twitter, Erdoan shkroi: “Nesër do të jem në TEKNOFEST për të jetuar emocionet e “Objektivit Kombëtar të Teknologjisë” së bashku me rininë tonë. Pres në Aeroportin e Ri të Stambollit të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre.

Festivali, i cili filloi në datën 20 shtator do të vazhdojë deri ditën e diel më 23 shtator.