Kompania turke, ASELSAN, në Panairin Afrikan të Aeronautikës dhe Mbrojtjes

Kompania e Industrisë Elektronike Ushtarake të Turqisë (ASELSAN) do të marrë pjesë në Panairin Afrikan të Aeronautikës dhe Mbrojtjes (AAD)...

Kompania e Industrisë Elektronike Ushtarake të Turqisë (ASELSAN) do të marrë pjesë në Panairin Afrikan të Aeronautikës dhe Mbrojtjes (AAD).

Siç bën të ditur kompania turke përmes një komunikate me shkrim, AAD-ja ka një rëndësi të veçantë në mesin e panaireve ndërkombëtare të mbrojtjes, në të cila merr pjesë ASELSAN-i.

Përveçse është panairi më i madh i mbrojtjes në Afrikë dhe i 6-ti në botë, AAD-ja rezulton një platformë gjigante që mundëson krijimin e lidhjeve të ngushta me shumë vende të këtij kontinenti.

Në këtë panair ndërkombëtar që do të organizohet nga data 19 deri më 23 shtator, ASELSAN-i do të ekspozojë një gamë të gjerë produktesh, siç janë sistemet e ndërlidhjes taktike, kompletet e qitjes precize dhe me laser, sistemet e sigurisë kufitare, sistemet e vrojtimit me kamera termale, aparatet për shënjimin e objektivit, sistemet e armëve fikse të telekomanduara, radarët për vrojtim tokësor dhe sistemet e platformës detare./TRT