Ekipi akrobatik i Forcave Ajrore Turke “Türk Yıldızları” (Yjet Turke) kanë performuar mbi Bosfor, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkak i pjesëmarrjes të një prej skuadrave më të njohura kombëtare akrobatike në botë është Festivali i Forcave Ajrore, Teknologjisë dhe Hapësirës (TEKNOFEST), i cili nga nesër deri me 23 shtator do të mbahet në Stamboll.
Yjet Turke me akrobacionet e tyre mbi Bosfor kanë performuar nga ora 14:40 deri në ora 15:00 sipas kohës lokale, ndërsa si partner global medial i TEKNOFEST-it, AA këtë ngjarje e ka transmetuar direkt në faqen e saj të internetit.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të kanë kanë inçizuar akrobacionet me telefonë celularë dhe kamera.
Yjet Turke janë ekipi kombëtarë akrobatik i vendit të cilët më shpesh performojnë me 8 avionë luftarak Canadair NF-5. Ky është një nga ekipet e rralla akrobatike kombëtare që përdorin avion supersonik, dhe të vetmit në botë që fluturojnë në formacionin e 8 fluturakeve të tilla.