Prodhimi industrial i Turqisë rritet me 5,6% në korrik 2018

Prodhimi industrial turk ka shënuar një rritje me 5,6 për qind në muajin korrik 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhimi industrial turk ka shënuar një rritje me 5,6 për qind në muajin korrik 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi dje rezultatet e indeksit të prodhimit industrial për muajin e 7-të të vitit.

Sipas TUIK-ut, prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 5,6 për qind.

Ndërsa prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi sezonal dhe kalendarik në korrik, krahasuar me një muaj më parë, është rritur me 3,5 për qind./Monitor