Ambasadori i Izraelit në Moskë, Gary Kohen është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me avionin e rrëzuar rus në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Rusisë thuhet se ambasadori izraelit në Moskë Kohen është thirrur në MPJ lidhur me avionin e rrëzuar në Siri.
Nga MPJ thuhet se avioni ushtarak rus, i cili u zhduk mbrëmë nga radarët në Siri, është rrëzuar gabimisht nga regjimi i Bashar al Asadit për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.