Arabia Saudite i jep vizë një diplomati iranian në sfondin e përmirësimit të marrëdhënieve

Arabia Saudite pranoi t’i japë vizë një diplomati iranian dhe bashkëpunëtorëve të tij, një shenjë e rrallë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy fuqive rivale të Lindjes së Mesme, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna.

Mbretëria saudite i ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin që prej fillimit të vitit 2016, pas sulmit të ambasadës së saj në Teheran nga manifestuesit që protestonin kundër ekzekutimit nga Riadi të një zyrtari të lartë fetar shiit, figurë e vlerësuar e këtij komuniteti në Arabi.

Sipas “Irna”-s, diplomati iranian, Mohammad Alibak u autorizua nga Riadi për të shërbyer si shef i seksionit të interesave iraniane në konsullatën e Iranit në Jeddah, një qytet në perëndim të Arabisë Sauditë që ndodhet pranë brigjeve të Detit të Kuq.

Arabia Saudite, qeverisur nga një monarki sunite, kundërshton Iranin shiit për shumë çështje në Lindjen e Mesme, veçanërisht për konfliktet në Siri dhe Jemen./ATSH