“Air Albania” simbol i suksesit, Balluku: Shteti garancia më e madhe e kësaj kompanie ajrore

Kompania “Air Albania” është një kompani që do të ketë një sukses të garantuar në treg, për faktin e pjesëmarrjes së shtetit dhe bashkëpunimit me kompaninë turke “Turkish Airlines”.

Kompania “Air Albania” është një kompani që do të ketë një sukses të garantuar në treg, për faktin e pjesëmarrjes së shtetit dhe bashkëpunimit me kompaninë turke “Turkish Airlines”.

Drejtoresha e “Albcontrol”, Belinda Balluku, ka folur për herë të parë mbi kompaninë e parë ajrore shqiptare “Air Albania”. Sipas Ballukut, kjo kompani do të jetë nga më të suksesshmet dhe më jetëgjatat, për shkak të dy komponentëve të rëndësishëm.

“Ishte një emocion i madh të shihje për herë të parë një avion me flamurin shqiptar dhe që përfaqëson vendin tonë të fluturonte në ajër. Shpresojmë që studentët e ekselencës t’i sjellin fat kësaj agjencie, që do të ketë një sukses të garantuar. Për herë të parë në Shqipëri, shteti është aksioner në një kompani ajrore, çfarë do të garantojë që kompania të përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë me të. Partneriteti me “Turkish Airlines” na siguron një sukses të garantuar, sepse në aviacion, ka një kuadër të rëndësishëm që është ai ligjor, që duhet respektuar. Aviacioni është një industri e jashtëzakonshme dhe dinamike, e kornizuar brenda një kornize ligjore, çfarë na garanton një sukses të madh duke qenë se jemi të angazhuar për të përmbushur çdo kërkesë rregullatore që një kompani ajrore e një niveli të lartë duhet të përmbushë. Shteti është garancia e madhe e kësaj linje ajrore. Askush më parë nuk ka qenë një kompani flag, apo një kompani flamuri. Pavarësisht se janë përdorur emra të ngjashëm, kjo nuk do të thotë se kanë qenë kompani, ku shteti ka patur një kapital në të. Kjo është një kompani e ngritur në mënyrë të kostumizuar për çdo udhëtar, domethënë janë marrë parasysh që nga kërkesat për destinacione, deri te çmimet për biletat”, – tha Balluku.

Drejtoresha Balluku bëri të ditura detajet rreth flotës së avionëve dhe destinacionet që këto të fundit do të përshkruajnë, duke theksuar se pas studimit të tregut do të fillojnë edhe fluturimet kontinentale.

“Flota e avionëve përbëhet nga avionët ‘Airbus’, kryesisht do të operojmë me ‘Airbus’, sot është ‘Airbus 319’, presim ‘Airbus 320’ në fillim të tetorit dhe më pas parashikohet për dy 330 të cilët, me shpresë, do të fluturojnë brenda vitit të ardhshëm në kontinentin tjetër. Pas një studimi tregu do të fillojnë fluturimet kontinentale. Janë vendosur që destinacionet e para përveç Stambollit, janë ato të Italisë duke qenë se penetrimi në atë treg është më i madh dhe kërkesa është më e madhe. Një nga avionët e parë drejt Europës është ai që do aksesojë Romën, Milanon dhe Bolonjën. Njëkohësisht një nga destinacionet me kërkesë shumë të lartë është Londra”, – tha Balluku.

Ajo bëri të ditur se faza e trajnimeve për stafin kanë përfunduar.

“Faza përgatitore është e përfunduar, po certifikohet, pasi puna ka nisur disa muaj më parë. Ne kemi shënuar rekord, duke iu referuar miqve tanë, sa i takon kohës së shkurtër që na është dashur për të dalë në treg. Deri tani kemi marrë masat paraprakisht. Pilotët, dhe i gjithë bordi është gati”, – tha Balluku.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/540426609760913/

Burimi: ATSH