“Kryqëzimi i vdekjes” në Kamëz, dora e shtetit s’duket gjëkundi

Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik me dy të vdekur, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për vendosjen e sinjalistikës në një kryqëzim që të çon dret Kamzës.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik me dy të vdekur, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për vendosjen e sinjalistikës në një kryqëzim që të çon dret Kamzës,raporton Top Channel.

Çdo ditë, qindra qytetarë vijojnë të rrezikojnë jetën kur kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Përveç familjarëve, të cilët kanë vendosur buqeta me lule dhe një biçikletë në kujtim të të afërmve të tyre, dora e shtetit nuk duket gjëkundi.

Enti pronar i rrugës në këtë zonë është Bashkia e Tiranës. Sipas Policisë Rrugore, ky kryqëzim është një “njollë e zezë”, ku mungon semafori, por edhe vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve.

Rrugorët kanë kërkuar herë pas here ndërhyrjen për zgjidhjen e situatës. Më 8 gusht, në këtë kryqëzim u përplasën për vdekje një qytetar, që lëvizte me biçikletë, si dhe një vogëlushe 7-vjeçare, që po kalonte rrugën së bashku me të motrën dhe të ëmën.

Policia arrestoi drejtuesen e mjetit, ndërkohë që një nga shkaqet kryesore, përveç pakujdesisë së shoferes, rezultoi të ishte dhe mungesa e sinjalistikës.