Zyrat e Punës: Mbi 1500 të punësuar në javën që lamë pas

Shifrat e punësimit janë në rritje, siç duket edhe nga të dhënat. Vetëm përmes zyrave të punës për 1 javë janë punësuar 1574 persona në të gjithë vendin.

Shifrat e punësimit janë në rritje, siç duket edhe nga të dhënat. Vetëm përmes zyrave të punës për 1 javë janë punësuar 1574 persona në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave, sipas qarqeve nga statistikat zyrtare, numri i të punësuarve është në rritje: në qarkun e Beratit 87 persona, ku në bashkinë Berat 34 persona, në Kuçovë 27, Skrapar 26.

Në qarkun e Dibrës 18 persona nga këto në Bulqizë 4 dhe në Dibër 14. Në qarkun e Durrësit 237 persona janë punësuar, nga këto në bashkinë Durrës 220 dhe në Krujë 17 persona. Në qarkun e Elbasanit janë punësuar për këtë javë 266 persona nga këto në Elbasan 225, Gramsh 10, Librazhd 16, Peqin 15.

Po ashtu në qarkun Fier janë punësuar 194 persona nga këto në bashkinë Fier 125, në Lushnje 59 dhe në Mallakastër 10 persona. Në qarkun Gjirokastër janë punësuar 31 persona, nga këto në bashkinë Gjirokastër 16, në Përmet 4 dhe në Tepelenë 11.

Në qarkun Korçë janë punësuar 28 persona nga këto në Devoll 1 në Kolonjë 1, Korçë 11 dhe në Pogradec 15. Në qarkun Kukës janë punësuar 87 persona nga këto në Has 55, Kukës 29 dhe në Tropojë 3.

Gjithashtu, në qarkun Lezhë janë punësuar 25 persona nga këto në Kurbin 25, Lezhë 7 dhe në Mirditë. Në qarkun Shkodër janë punësuar 28 persona nga këto në Malësinë e Madhe 1, Pukë 1 dhe Shkodër 26.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 484 persona nga këto në Kavajë 28, Tiranë 456. Në qarkun e Vlorës janë punësuar 57 persona nga këto në Delvinë 24, Sarandë 3 dhe në Vlorë 54, duke e bërë numrin e punësimit vetëm për një javë në të gjithë vendin 1574 persona. /ATSH