Bashkia e Shkodrës, 100 çanta dhe mjete shkollore për fëmijët jetimë

Bashkia e Shkodrës dhe Shoqata Kombëtare e Jetimëve, me mbështetjen e Fondacionit “Besa” me qendër në Gjermani, kanë mundësuar shpërndarjen e 100 çantave për fëmijët jetimë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Në sallën e Këshillit Bashkiak, kryebashkiakja Voltana Ademi dhe kryetari i SHJSH-së Lulëzim Resuli, kanë uruar fëmijët me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Në një pritje në zyrën e saj, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Ademi ka shprehur dëshirën për bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë, Fondacionin “Besa” dhe çdo organizëm tjetër në favor të kategorisë sociale të jetimëve.

Nga ana tjetër, bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim, i cili pritet të konkretizohet së shpejti me hapa të tjerë konkret.

Kryetaria e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fjalën e saj tha se inciativa vjen nga Shoqata Kombëtarëve e jetimëve që të ndihmojmë komunitetin e Shkodrës për fëmijtë që kanë nevojë më çanta dhe mjete shkollore, si një urim për nisjen e mbarë të vitit shkollor. /ATSH

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1972705533028642/