Erdogan: Asnjë vend në botë nuk është i sigurt nga aspekti politik dhe ekonomik

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i bëri një vlerësim rritjes së kursit të këmbimit të devizave në 7 lira turke ndërsa këtë normë e përshkroi si "dëshmi e një atentati ekonomik".

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se luhatjet e fundit kanë treguar se asnjë vend në botë nuk është i sigurt nga aspekti politik dhe ekonomik.

Presidenti Erdoan iu drejtua të pranishmëve në mbledhjen e zgjeruar të kryetarëve të degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) të mbajtur në Ankara.

Gjatë fjalimit të tij Erdogan i bëri një vlerësim rritjes së kursit të këmbimit të devizave në 7 lira turke ndërsa këtë normë e përshkroi si një “dëshmi e një atentati ekonomik”.

“Rezultatet e tilla të dala pasi Turqia refuzoi kërkesat e hapura të mosrespektimit të të drejtave sovrane të vendit tonë nga ana e Shteteve të Bashkuara tregojnë se çështja është plotësisht e natyrës politike. Kjo ngjarje që përjetoi Turqia tregon se tanimë asnjë vend në botë nuk është i sigurt nga aspekti politik dhe ekonomik”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.

Duke vënë në dukje se taksa e lartë dhe niveli i lartë i këmbimit valutor janë mjete të shfrytëzimit, kreu i shtetit turk tha: “Përgjigjja jonë ndaj atyre që duan ta godasin Turqinë nëpërmjet kursit të këmbimit duhet të jetë me pasqyrime në rritjen e volumit të eksporteve, prodhimit dhe punësimit, duke përfituar nga nivelet aktuale në kurset e këmbimit valutor”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve turq jashtë vendit duke thënë që të blejnë flori dhe eurobono të cilat do të sigurojnë të ardhura shtesë publike.

Erdogan gjithashtu vuri theksin edhe në përdorimin e valutës kombëtare, ndërsa tha se “Ata, të cilët nuk merren me eksport dhe import, nuk duhet të bëjë biznes me deviza. U bëj thirrje qytetarëve, besoni në valutën tonë”./TRT