SHBA, rritje rekord e numrit të fëmijëve emigrantë të ndaluar

Në muajin maj të vitit të kaluar në qendrat për ndalim të fëmijëve emigrantë në gjithë SHBA-të kishte 2.400 fëmijë. Ndërsa tani ky numër ka arritur në 12.800

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i fëmijëve emigrantë të ndaluar është më shumë se pesëfishi i muajit maj të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës amerikane New York Times, duke u bazuar në të dhënat e Departamentit Amerikan për Shëndetësi dhe Çështje Njerëzore, edhe pse pas reagimeve ka një ulje në numrin e fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre pasi kanë hyrë në SHBA, numri i fëmijëve emigrantë të arrestuar në kufi ka shënuar një rritje të paparë më herët.

Në muajin maj të vitit të kaluar në qendrat për ndalim të fëmijëve emigrantë në gjithë SHBA-të kishte 2.400 fëmijë. Ndërsa tani ky numër ka arritur në 12.800.

Numri i fëmijëve të ndaluar është rritur ndërkaq një rritje e tillë nuk është hasur në numrin e fëmijëve të dorëzuar te familjet apo sponsorët.

Mësohet se shumica e të ndaluarve janë fëmijë të cilët kanë kaluar të vetëm kufirin e SHBA-ve ndërsa disa prej tyre janë adoleshentët që kanë ardhur nga shtetet e Amerikës Qendrore.

Zyrtarët paralajmërojnë se në rast se ndodh një valë e re emigrimi në SHBA, do të mbushet kapaciteti i këtyre qendrave.

Sipas artikullit të gazetës kjo rritje në numrin e fëmijëve emigrantë ka ndikuar edhe ndaj politikave anti-emigrante të presidentit të SHBA-ve Donald Trump.