Transformimi i pagesave me karta përballë një ekonomie digjitale

Shërbimet financiare digjitale po bëhen një pjesë e rëndësishme e bankingut, ku brezi i ardhshëm i produkteve bankare dhe zgjidhjeve digjitale po ndikojnë fuqishëm në jetën tonë të përditshme.

Shërbimet financiare digjitale po bëhen një pjesë e rëndësishme e bankingut, ku brezi i ardhshëm i produkteve bankare dhe zgjidhjeve digjitale po ndikojnë fuqishëm në jetën tonë të përditshme.

Sipas bankierëve, Shqipëria ofron ende mundësi shumë të mëdha lidhur me rritjen e nivelit të përdorimit të kartave, të krahasueshëm me vendet e rajonit.

Zgjerimi i përdorimit të kartave të kreditit ose debitit, si instrumente pagese, është një kontribut i pazëvendësueshëm në luftën kundër informalitetit. Nga ana tjetër,
kjo kërkon nga të gjithë aktorët përpjekje të bashkërenduara, për të siguruar që kartat të jenë një nga instrumentet më miqësore të pagesave për konsumatorin shqiptar në jetën e tij të përditshme.

Shumë projekte dhe plane të ardhshme nga rregullatorët, lidhur me zhvillimin e pagesave dhe veçanërisht në sektorin e kartave, mund të jenë një pikë kthese në transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi inovatore dhe digjitale.

Kontributi i të cilës lidhet drejtpërdrejtë në reduktimin e parasë cash dhe uljen e informalitetit në ekonomi. /ATSH