Kreu i partisë Bashkimi Demorkatik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti priti në një takim presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili vizitoi Shkupin.
Sipas Ahmetit, pas takimit me Thaçin, “edhe Republika e Kosovës i bashkangjitet gjithë botës demokratike në përkrahje të rrugës tonë euroatlantike dhe referendumit të suksesshëm”.
Ai e cilëson një takim vëllazëror atë me presidentin Thaçi bashkë me zëvendës-kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli.
Në koment të takimit, Ahmeti thotë: “Gjithashtu, mbështes tërësisht përpjekjet e institucioneve të Kosovës me ndihmesë ndërkombëtare për zgjidhje përfundimtare të dialogut me Beogradin mbi demarkacionin e kufirit”. /ATSH