DPT, video informuese për bizneset me xhiro nga 5 në 8 milionë lekë

Çdo Person Juridik me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 5 deri në 8 milionë lekë është subjekt i TVSH-së.

Çdo Person Juridik me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 5 deri në 8 milionë lekë është subjekt i TVSH-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi sot një video informuese mbi të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve “Person juridik me xhiro 5 deri ne 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare, që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit. Personi Juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 5 deri në 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; tatimin mbi të ardhurat nga punësimi; tatimin e thjeshtuar mbi fitimin; dhe tatimin në burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore)./ATSH

https://www.facebook.com/AdministrataTatimore/videos/322506841855833/