Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali, nis përgatitjet për vitin e ri shkollor

Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali në 10 vjetorin e saj ka nisur përgatitet për vitin e ri shkollor.

Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma”  në Itali në 10 vjetorin e saj ka nisur përgatitet për vitin e ri shkollor.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko promovon vlerat arsimore te shqiptarëve në Itali.

Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma  mblodh stafin e mësuesve  për përgatitjen e programit të vitit të ri shkollor 2018-19.  Ky vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit të shkollës shqipe në Parma dhe ndihemi të nderuar për vazhdueshmërinë, punën vullnetare dhe rezultatet e këtij misioni.

Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali në vitin 2006 nisi projekti për themelimin e një shkollë shqipe në qytetin e Parmës (IT).

U afruan mësues profesionistë që jetonin në territorin e Parmës e rrethinave, u afruan edhe prindër, vullnetarë, dhe pas një pune intensive në Tetor të vitit 2009, shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” nisi aktivitetin e saj të rregullt për edukimin shkollor pa u ndalur asnjëherë.

Mësimi zhvillohet një herë në javë dhe zgjat 2 orë. Nxënësit janë të ndarë në dy klasa. Klasa e nivelit të parë, ku mësohet abetarja dhe klasa e nivelit të dytë ku ndiqen librat 1-2-3  “Të mësojmë Shqip”, botim i autorizuar nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë për shkollat shqipe në Diasporë.

Lëndët mësimore janë:Gjuha shqipe, letërsia shqipe. Historia dhe gjeografia e trevave shqiptare.Muzikë, art dhe tradita shqiptare. /ATSH