Investimi që redukton 30% koston e energjisë në Qytetin Studenti

Efiçenca energjisë, mbi 2 milionë euro për rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti

Me një investim mbi 2 milionë euro nga qeveria gjermane, pesë godina të Qytetit Studenti në Tiranë, do të rindërtohen sipas parimit të efiçiencës energjitike.

Komisioni i Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Tregtinë, miratoi shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Marrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiçencës së energjisë, faza II”.

Projekti parashikon një ridimensionim të dhomave në godinat nr.3, 14, 16, 17 dhe 18, duke i ndarë në 3 kategori për 6-8 studentë, 4 studentë dhe 2 studentë sipas ndërhyrjeve që synojnë kursimin e energjisë në masën 30%.

Përfitues nga aplikimi këtij projekti do të jenë 2000 studentë të Universitetit të Tiranës, që jetojnë në konviktet e Qytetit Studenti. Punimet do të nisin në vitin 2018 dhe do të zgjatin 18-24 muaj dhe qeveria shqiptare do të financojë koston e TVSH-së, në vlerën e 1.3 milionë euro. /ASTH