Shifrat e të punësuarve vetëm nëpërmjet zyrave të punës gjatë periudhës 31 gusht-6 shtator kanë arritur në 931 të punësuar.
Sipas statistikave, rezulton se qarku i Durrësit ka numrin më të madh të të punësuarve falë zyrave të punës, me 293 persona.
Shifra për periudhën 10 gusht -16 gusht , të shpërndara sipas qarqeve të vendit;
Në qarkun e Beratit janë punësuar 33 persona nga këta në bashkinë Berat 26 persona në Kuçovë 5 dhe në Skrapar 2.
Në qarkun e Durrësit 293 persona nga këta në bashkinë Durrës 261, në Krujë 32. Në qarkun e Fierit 15 persona, ku në bashkinë Fier 10, në Lushnjë 4 dhe në Mallakastër 1.
Në qarkun e Korçës janë punësuar 30 persona, nga këta në bashkinë Devoll 7 persona, në Kolonjë 7 , në Korçë 10 dhe në Pogradec 6, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 70, nga këta në Bulqizë 60 persona, në Dibër 7 dhe në Mat 3.
Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 155 persona, ku në bashkinë Elbasan 133 Gramsh 7, Librazhd 15, në qarkun e Gjirokastrës 22, nga këta në bashkinë Gjirokastër 10, në Përmet 7, në Tepelenë 5.
Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 31, në Has 2, Kukës 27 dhe Tropojë 2, në Lezhë 47 gjithsej nga këta në Kurbin 31, Lezhë 14, në Mirditë 2, në qarkun e Shkodrës 55 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 27, në Pukë 0, në Shkodër 28.
Në qarkun e Tiranës janë punësuar 160 persona nga këta në Kavajë 33, në Tiranë 127 në Vlorë 20 gjithsej, 1 në Sarandë dhe në Vlorë 19.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/260773231431772/
Burimi: ASTH