Fushë Krujë, qellohet me breshëri makina në lëvizje,shpëton drejtuesi

Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia deklaron se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz në lëvizje mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Krujës. Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia deklaron se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kohët e fundit në Fushë Krujë janë shënuar disa ngjarje kriminale, ndërsa katër ditë më parë u kërcënua edhe gazetari i Report Tv Julian Shota me pistoletë, ndërsa autori u la i lirë.