Tërmet në Japoni; Lëkundjet shkaktojnë rrëshqitje dheu e viktima

Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.

Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.

Lëkundjet e tokës shkaktuan rrëshqitje dheu të cilat mbuluan mijëra shtëpi. Të paktën 8 persona numërohen të vdekur deri tani dhe 40 rezultojnë të humbur.

Si pasojë e tërmetit, energjia elektrike në ishull është ndërprerë. Dëmi në centralin elektrik që furnizon Hokaidon kërkon disa javë kohë për t’u riparuar thonë autoritetet, raporton TCh.

Përpara tërmetit në veri të vendit, Japonia u godit edhe nga një tajfun i fuqishëm në perëndim të vendit, nga i cili humbën jetën 10 persona.