Mamurras, vritet me thikë një 14-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mamurras, ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë.

Një 14-vjeçar nga Fushë Mamurrasi, i identifikuar si Adriel Sala, ka humbur jetën pas një konflikti me thikë që ka pasur me bashkëmoshatarin me iniciale A.XH., 15 vjeç.

I mituri u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa sherri dyshohet se ka nisur si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i krimit është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.