Recep Tayyip Erdoğan: Udhërrëfyesi në Manbixh nuk po ecën sipas planit

Erdogan deklaroi se udhërrëfyesi për të cilin ranë dakord Ankaraja dhe Washingtoni në Qershor për qytetin verior të Sirisë, Manbixhin, nuk po procedon sipas planifikimit të bërë.

Erdogan deklaroi se udhërrëfyesi për të cilin ranë dakord Ankaraja dhe Washingtoni në Qershor për qytetin verior të Sirisë, Manbixhin, nuk po procedon sipas planifikimit të bërë.

“Mund të them se për sa i përket Manbixhit, nuk jemi në pikën e diskutuar nga ministri ynë i jashtëm dhe homologu tij ne SHBA Mike Pompeo. Po neglizhohet shumë. Nuk jemi në pikën ideale. Për fat të keq,marrëveshja e bërë nuk po ecën përpara në të njëjtin drejtim si në diskutimet e bëra fillimisht.

Uroj që në takimin e Ministrit tonë të jashtëm Çavuşoğlu dhe të Ministrit të Mbrojtes Hulusi Akar me homologët e tyre , do hymë në një faze të re”,tha Erdogan.

Sipas marrëveshjes së dy aleatëve të NATO-s, forcat turke dhe amerikane po heqin petrolin e përbashkët të tyre për të pastruar zonën ku ndodhet YPG/PKK.

Në një takim që u zhvillua të marten, Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar dhe i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey, u diskutuan zhvillimet në Siri.

“Momentalisht, situata në Idlib është ndër prioritetet tona. Atje po zhvillohen ngjarje të pashpirta. Zoti e ruajtë, por nëse fatkeqësia e godet Idlibin, vendi i pare për ku do drejtohen është Turqia. Ky është një rrezik i madh në një kohë kur Sirianët (që ndodhen në Turqi) kanë filluar të kthehen”,tha Erdogan.

Idlibi, i lokalizuar në veri-perëndim të Sirisë, mu në kufi me Turqinë, është përballur me sulme intensive nga regjimi i Bashar al-Assad pas një lufte civile të egër e cila nisi në vitin 2011.

Që në Mars të 2015-ës, Idlibi nuk është më nën kontrollin e regjimit të Assadit.

Aktualisht, regjimi i Assadit po përgatitet për një sulm i cili do i rijapë pushtetin e vendit.