Turqia dhe Rusia mbajnë takimin e fundit të grupeve punuese për Sirinë

Mbledhja u zhvillua para takimit trepalësh midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit që do të mbahet më 7 shtator në Teheran

 Grupet punuese të Turqisë dhe Rusisë të angazhuara për çështjen e Sirisë mbajtën takimin e fundit në Ankara, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Takimi i fundit nga takimet mes grupeve punuese të Turqisë dhe Rusisë në lidhje me zhvillimet në Siri dhe çështjet e sigurisë rajonale u mbajt mes datave 31 gusht dhe 4 shtator 2018 në Ankara”, tha ministria përmes një deklarate.

Punimet e përbashkët në lidhje me këtë çështje do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, mbledhja u zhvillua para takimit trepalësh midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit që do të mbahet më 7 shtator në Teheran.