ShBA-ja nuk përfshihet në bllokun gjigant të tregtisë

Tensionimet që po jetohen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të mëdhenj tregtarë, ndezi dritën jeshile për formimin e bllokut gjigant të tregtisë në botë.

Tensionimet që po jetohen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të mëdhenj tregtarë, ndezi dritën jeshile për formimin e bllokut gjigant të tregtisë në botë.

Tensionimet që po jetohen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të mëdhenj tregtarë, ndezën dritën jeshile për formimin e bllokut gjigant të tregtisë në botë.

Në frontin e Azi-Paqësorit i është afruar në fund të punimeve për marrëveshjen tregtare pa “ShBA-në”.

Ndërkohë që administrata e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump është duke menduar për të zbatuar taksa të reja doganore ndaj mallrave kineze në vlerë 200 miliardë dollarë, 16 vendet e rajonit të Azi-Paqësorit janë vënë në veprim për të formuar bllokun më të madh tregtar në botë.

Krahas 10 anëtarëve të Unionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), në mesin e vendeve, të cilat numërojnë ditët deri në hyrje në fuqi të marrëveshjes në fjalë, janë Kina, Japonia, Koreja e Jugut, India, Australia dhe Zelanda e Re. Ndërkaq në union marrin pjesë edhe Brunei, Indonezia, Filipinet, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.

Me përfundimin e marrëveshjes së partneritetit gjithëpërfshirës rajonal ky union në dorë do të mbajë afërsisht 1/3 e ekonomisë botërore.

Vendet në fjalë do të përqendrohen në mënjanimin e dallimeve mes tyre dhe në zgjidhjen e problemeve të mëhershme.

Në këtë marrëveshje nuk është e përfshirë ShBA-ja, e cila është përqendruar në qërim hesapesh tregtare me Kinën dhe që vitin e kaluar u tërhoq nga marrëveshja e Partneritetit Trans-Paqësorit (TPP).

Në një deklaratë të bërë nga administrata e Shtëpisë së Bardhë u tha se Presidenti i ShBA-së, Donald Trump nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve që do të organizohet në nëntor në Singapor.

Në anën tjetër Presidenti Trump mbrojti qëndrimin se nuk është e nevojshme që Kanadaja të përfshihet në marrëveshjen e rinegociuar të NAFTA-s, raporton TRT.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Trump tha që “Në qoftë se pas keqpërdorimit me dekada nuk arrijmë në marrëveshje të drejtë për Amerikën, atëherë Kanadaja nuk do të përfshihet në marrëveshje”.

“Kongresi Amerikan nuk duhet të ndërhyjë në këto negociata, në të kundërtën do ta anulojë plotësisht marrëveshje e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore (North American Free Trade Agreement, NAFTA)”, shkruan Trump në mesazhin e tij.