Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se Lojërat Nomade, që Kirgizia i ka përfituar trashëgimisë kulturore botërore, në vitin 2020 do të zhvillohen në Turqi.
Presidenti Recep Tayyip Erdoğani bëri një vlerësim vizitës në Kirgizi nëpërmjet llogarisë Twitter dhe shprehu besimin se vizita do të jetë një rast për të zgjeruar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që marrin fuqi nga e shkuara e përbashkët.
Recep Tayyip Erdoğan bëri të ditur se gjatë vizitës, me homologun Sooronbay Ceenbekov vlerësuan të gjitha temat e rendit të ditës, zhvilluan mbledhjen e 4-t të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë dhe shqyrtuam hapat reciproke që mund të hidhen në luftën kundër organizatës terroriste, FETO.
Ai theksoi gjithashtu se panë një vendosmëri të përbashkët në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve politike, tregtare dhe kulturore.
“Në forumin e biznesit shprehëm se jemi të gatshëm të sigurojmë çdo lloj lehtësimi që do të nxisë investimet. Realizuam ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë Qendrore Imam Serahsi në Bishkek, Kryeqytetin e Kirgizisë, që do të përforcojnë edhe më shumë lidhjet tona kulturore. Morëm pjesë në çeljen e Lojërave të 3-ta Nomade dhe këtë organizim do ta mirëpresim në Turqi në vitin 2020” shkroi Presidenti Erdoan.
“Në Samitin e 6-të të Kryetarëve të Shteteve të Këshillit Turk, që u zhvillua në Çolpan-Ata së bashku me kryetarët e shteteve anëtare me në krye propozimin për përdorimin e valutave vendore vlerësuam edhe çështjet rajonale dhe globale. Unë besoj se vizita jonë në Kirgizi do të sjellë rezultate të mira si për marrëdhëniet tona dypalëshe ashtu edhe për ato rajonale. Unë falënderoj Presidentin e Kirgizisë, të nderuarin Ceenbekov dhe popullin vëlla të Kirgizisë për mirëpritjen e tyre të sinqertë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.