Vrasjet, qytetarët: Nuk e meriton Shkodra këtë

Krimet që po trondisin metropolin verior kanë ngjallur frikë dhe reagim tek qytetarët shkodranë të cilët kërkojnë që forca e ligjit të jetë goditëse përballë krimit i cili sipas tyre po merr përmasa të jashtëzakonshme.

Ata shprehen se Shkodra nuk e meriton një gjë të tillë.

Një ish punonjës policie në kohën e diktaturës krahason periudhën a atëhershme me të sotmen, duke thënë se shkalla e zbulueshmërisë nga policia atëherë ka qenë më e lartë.

Ka ardhur koha që qytetarët e Shkodrës të reagojnë përballë ngjarjeve të tilla ndërkohë që policia të jetë më profesionale në parandalimin e ngjarjeve dhe gjetjen e tyre me qëllim që të sjellë sigurinë publike për qytetarët e vet.

Burimi: Star+