Kapen mallra kontrabandë në Degën Doganore të Hanit të Hotit në Shkodër

Në automjetin e këtij shtetasi  janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë  dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 158 paketa, birrë, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.

Shërbimi  Doganor i Degës së Hanit të Hotit në bashkëpunim me grupet e Antikontrabandës dhe Hetimin Doganor, gjatë kontrolleve  të ushtruara ka konstatuar, se në automjetin e shtetasit me inicialet  B.B  ishin fshehur mallra të padeklaruara,  të cilat synonte t’i fuste në territorin shqiptar  kontrabandë nga Mali i Zi.

Në automjetin e këtij shtetasi  janë sekuestruar mallra të cilat duhet të paguajnë akcizë  dhe taksë doganore si, cigare Trokadero 158 paketa, birrë, si dhe mallrat e tjera ushqimore dhe detergjente.

Nga Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vazhdojnë procedurat hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale dhe dërgimin e referimit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë të parashikuar nga neni 172 i kodit penal dhe kontrabandës me mallra të tjera parashikuar nga neni 174 i kodit penal.