Ajo përdorte edhe një pasaportë rumune të falsifikuar me emrin Maria Danciu, Ajo sëbashku me Artan Markajn ishin duke udhëtuar me një makinë të tipit Mini Kuper brënda të cilës u gjetën 1 kg kokainë e fshehur në sediljen e pasagjerit.
Makina drejtohej nga Marsela Kreka. Gjatë gjyqit shqiptarja 31 vjeçare u mbrojt duke deklaruar se ajo ishte trafikuar për qëllime prostitucioni në Angli. Dënimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë do të rrëzohej pasi u pranua justifikimi i saj dhe çështja shkoi për rigjykim.
Kur Marsela Kreka u arrestua ajo refuzoi ti jepte policisë pinin e telefonit duke thënë se në telefonin kishte disa video të dërguara nga trafikantët në formë kërcënimi, shkruan shqiptarja.com
Por oficerët e NCA mundën të hynin në të dhënat e telefonit të saj ku gjetën mesazhe që e implikonin atë në shitjen e drogës duke hedhur poshtë pretendimin se ajo ishte e trafikuar për qëllime prostitucioni. Mesazhet e gjetura e bindën gjykatën për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve të Marsela Krekës dhe e dënoi atë me 7 vite burg.