Policia dhe Prokuroria grup të posaçëm hetimor

Policia dhe Prokuroria e Tiranës deklarojnë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës deklarojnë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në deklaratën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës se në lidhje me ngjarjen e gazetares Klodiana Lala hidhen poshtë akuzat e opozitës.

Po ashtu, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës shpjegojnë dinamikën e ngjarjes. “Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 30 gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala, i ati i gazetares Klodiana Lala, informojmë se: Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06:40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala”, thuhet në deklaratë.

Duke shpjeguar zhvillimin e dinamikës së ngjarjes në deklaratë thuhet se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.

“Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, shkruan ATSH.

Më herët kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se nuk kanë vepruar në kohë dhe se janë mjaftuar vetëm me një njoftim të inicialeve të gazetares.