Turqi, neutralizohen 3 terroristë të PKK-së

Forcat e Armatosura Turke konfirmuan se dje është kryer një sulm ajror në rrethinën e qytetit Hakkari, ku janë neutralizuar 3 pjesetarë të PKK-së

 Të paktën 3 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK u neutralizuan në një sulm ajror të forcave turke në rajonin Çukurca, jo shumë larg qytetit juglindor të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura Turke konfirmuan se dje, më 30 gusht, është kryer një sulm ajror në rrethinën e qytetit Hakkari, ku janë neutralizuar 3 pjesëtarë të PKK-së. Më tej thuhet se këta ishin terroristët që po përgatisnin sulme ndaj forcave turke.

PKK-ja është organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).