Mëngjesin e së enjtes u sekuestruan 700 kg marijuanë në një mjet detar që drejtohej nga dy shqiptarë, në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, në Otranto.
peracioni përfundoi në orët e para të mëngjesit nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane.
Shqiptarët që drejtonin skafin janë shtetasit me iniciale D.G. (22 vjeç) dhe A.R. (30 vjeç), raporton TCh.
Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.