Piloti ushtarak turk, në kuadër të trajnimit që po mbahet në SHBA, kreu fluturimin e parë me avionin F-35, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, thekson se vijon trajnimi i pilotëve turq në SHBA për të drejtuar avionin F-35.
“Piloti turk në kuadër të trajnimit më 28 gusht, për herë të parë drejtoi avionin F-35”, thuhet në deklaratë.
Trajnimi i stafit turk në kuadër të programit F-35 mbahet në bazën ajrore amerikane Luke në Arizona.
Turqia synon të blejë të paktën 100 avionë F-35 të gjeneratës së pestë F-35 Lightining II në kuadër të marrëveshjes të Programit të Ofensivës së Përbashkët Shumëkombëshe nën udhëhqjen e SHBA-së, pjesë e së cilës është nga viti 2002.