Gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet është ndër të parët që nisi procesin e regjistrimit të nxënësve në vitin e parë,raporton Top Channel.
Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri”, Teuta Dobi shprehet: “Ka fluks sidomos nga shkolla që nuk i takojnë gjimnazit tonë. Por ata janë të lirë që të dorëzojnë një kërkesë dhe nëse ka kuota të lira, do të marrim një numër të kufizuar nga shkolla të tjera”.
Është drejtori i shkollës që vendos se kur do të nisin regjistrimet, bazuar nga përvoja e mëparshme.
Në gjimnazin “Qemal Stafa”, më i madhi në Shqipëri, regjistrimet nuk kanë filluar ende. Sipas ndarjes, këtu regjistrohen nxënës të 4 shkollave 9-vjeçare.