Aksidentoi familjen prej 3 personash, pranga 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka aksidentuar me automjetin e tij një familje prej 3 personash të ndodhur në një tjetër automjet, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka aksidentuar me automjetin e tij një familje prej 3 personash të ndodhur në një tjetër automjet, por fatmirësisht pa rrezik për jetën,raporton Top Channel.

Elio Tushaj, siç raporton policia, u kap në aksin rrugor Vlorë-Sarandë, pranë “Porto Palermos”, duke drejtuar automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Ai ka goditur mjetin “Peugeot” që po drejtohej nga shtetasi D.Z., i cili kishte bashkëshorten dhe fëmijën si pasagjerë.

Procedurat e mëtejshme në ngarkim të tij, për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” do të kryhen nga Prokuroria e Vlorës.