Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po bëjnë lojë të dyfishtë dhe se janë duke organizuar një komplot kriminal,raporton Top Channel.
“Veprime të tilla dëshmojnë se SHBA-ja po synon një komplot kriminal për të nisur një luftë kundër DPRK-së dhe për të kryer një krim që meriton dënimin e pamëshirshëm hyjnor, në rast se SHBA-të dështojnë në skenarin e padrejtë të denuklearizimit”, thuhet në artikull.
“Ne nuk mund ta konsiderojmë si serioz, këtë qëndrim të dyfishtë të SHBA-ve, pasi ajo është e zënë me organizimin e stërvitjeve të fshehta që përfshijnë vrasjen e njësive speciale, ndërkohë që ka një dialog me një buzëqeshje në fytyrë, me ne”, thuhej më tej në artikull.
Një zëdhënës në Ambasadën e SHBA-ve në Seul, tha se nuk kishte asnjë informacion mbi stërvitjen e pretenduar në gazetë. Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut nuk ishte i gatshëm të komentojë.
Vlen të theksohet se vetëm gjatë ditës së djeshme, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vendosi të anulojë vizitën e radhës në Korenë e veriut, ët cilën e kishte njoftuar vetëm të premten.