Buzëqesh për Shqipërinë, Klosi: “Smile Albania” në Durrës

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka shpërndarë një video ku të rinjtë e “Smile Albania” ndodhen në qytetin e Durrësit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka shpërndarë një video ku të rinjtë e “Smile Albania” ndodhen në qytetin e Durrësit.

“Smile Albania” gjatë gjithë sezonit turistik është vendosur në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike të Shqipërisë.

Me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama mori jetë projekti “Smile Albania”.

1000 të rinj, janë përfshirë në promovimin e turizmit duke ndihmuar në organizimin e mikpritjes, dhënies së informacioneve të nevojshme tek turistët, zbuluar trashëgiminë kulturore, reklamimin e bukurive të natyrës, por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve tona.

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/346756226064697/

Burimi: ATSH