Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka kanosur me armë automatike babain e tij.
Në pranga përfundoi Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij, shtetasin S.Muçka, 71 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik, model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.