Vritet një terroristë i PKK-së nga “lista e kuqe” e terroristëve më të kërkuar në Turqi

Në përleshjet e zhvilluara janë neutralizuar të paktën dy pjesëtarë të organizatës terroriste, ku njëri është nga "lista e kuqe" e terroristëve më të kërkuar në Turqi

Në një operacion të mëngjesit të sotëm të forcave turke të sigurisë në qytetin Gumushane, në veri të Turqisë, ku u vranë dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, është neutralizuar edhe terroristi Baris Oner, i cili ishte në “listën e kuqe” të terroristëve më të kërkuar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky informacion u konfirmua për gazetarin e AA-së nga guvernatori i Gumushanes, Okay Memis.

“Forcat tona të sigurisë neutralizuan dy terroristët e PKK-së, në vendin Yesilköy. Një prej terroristëve të neutralizuar është Baris Oner, i cili është ndër emrat kryesorë të organizatës terroriste. Ai është me origjinë nga qyteti turk Artvin dhe mbante emrin e koduar ‘Turk Tarik”. Për terroristin tjetër të neutralizuar është vërtetuar se është shtetas iranian me emrin e koduar ‘Saraj’ “, tha Memis.

Baris Oner ishte në “listën e kuqe” të terroristëve më të kërkuar në Turqi.

PKK është një organizatë separatist që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë një fushate tre-dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40.000 vetë.