Ushtarët turq mundësojnë mjekimin e lejlekut që gjetën në Afrin

Ushtarët turq të quajtur ndryshe ‘Mehmetçik‘, lejlekun që e gjetën të lodhur dhe të sëmurë në periferi të Afrinit e dorëzuan në shoqatën e mbrojtjes së natyrë në qytetin Hatay

Një lejlek i gjetur në gjendje të sëmurë në zonat periferike të Afrinit nga ushtarët turq, është mjekuar në qytetin Hatay të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët turq të quajtur ndryshe ‘Mehmetçik‘, lejlekun që e gjetën të lodhur dhe të sëmurë në periferi të Afrinit e dorëzuan në shoqatën e mbrojtjes së natyrë në qytetin Hatay.

Për trajtimin e mjekimit të lejlekut të sëmurë po kujdeset veterinari i shoqatës Cihan Parlar.

Lejleku i cili i ishte i lodhur dhe kishte probleme me frymëmarrjen, pas përfundimit të mjekimit do të lëshohet sërish në natyrë.