Donald Trump paditet për shpërdorim uji

Prokurori i Përgjithshëm i Ilinoisit ka paditur “Trump International Hotel & Tower” të Çikagos për thyerjen e ligjeve mjedisore.

Prokurori i Përgjithshëm i Ilinoisit ka paditur “Trump International Hotel & Tower” të Çikagos për thyerjen e ligjeve mjedisore.

Padia e Lisa Madigan thotë se kjo pronë merr miliona litra ujë nga Lumi i Çikagos pa lejet e nevojshme. Për më tepër, prona nuk ka studiuar efektet që ka ky veprim në peshkun e këtij lumi, thotë ajo.

 

Një zëdhënës i Organizatës Trump tha se padia ishte politike. Në një e-mail të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, zëdhënësja Janet Isabelli tha se organizata ishte “e zhgënjyer” që është ngritur padia, “duke konsideruar se këto gjëra zakonisht trajtohen në nivel administrativ”./raporton Top Channel

Padia thotë se hoteli merr rreth 75 milionë litra ujë në ditë për ajrin e kondicionuar dhe sistemin e ventilimit.