Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë

Në një njoftim, Ministria e Brendshme turke thekson se njësia provinciale e xhandarmërisë nisi një operacion kundër terrorizmit dhe "neutralizoi" pesë terroristë në Tunceli dhe dy në Kars

Së paku shtatë terroristë janë neutralizuar gjatë një operacioni në provincat lindore Tunceli dhe Kars të Turqisë, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në një njoftim, Ministria e Brendshme turke thekson se njësia provinciale e xhandarmërisë nisi një operacion kundër terrorizmit dhe “neutralizoi” pesë terroristë në Tunceli dhe dy në Kars.