Ambasadorja gjermane: Plotësoni sa më shpejt vakancat. Gjykata e Lartë e Kushtetuesja të rimarrin funksionet

Ambasadorja e Gjermanise deklaron se procesi i vetingut po përparon me sukses dhe nxit krijimin sa më shpejt të këshillave të lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore.

Ambasadorja e Gjermanise deklaron se procesi i vetingut po përparon me sukses dhe nxit krijimin sa më shpejt të këshillave të lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore.

“Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese” thuhet në një postim në facebook të ambasadores Gjermane Susanne Schütz

“Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania.  Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë. Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë. 

Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarte të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë.

Prandaj është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE.”

https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/photos/a.10151084778261353.423094.129858531352/10155380620786353/?type=3