7-mujori, Qato: 10 mijë biznese të reja me 38 mijë të punësuar

Në 7-mujorin e parë të vitit 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja të cilat kanë hapur 38 mijë vende të reja pune.

Në 7-mujorin e parë të vitit 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja të cilat kanë hapur 38 mijë vende të reja pune.

Kështu deklaroi sot, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e cila publikoi raportin e 11-të të trajtimit të ankesave, në kuadër të njoftimeve periodike dhe raportimit mbi punën e kryer gjatë muajve të kaluar.

“Si çdo muaj që nga krijimi i këtij institucioni, në emër të transparencës raportojmë kërkesat e ardhura nga ju gjatë muajit korrik si dhe zgjidhjen e ndërmarrë nga zyra jonë. Mes ankesave të raportuara do të gjeni dhe propozime që zyra jonë ka marrë gjatë muajit korrik”, u shpreh Qato.

Qato tha se çdo propozim që mbërrin nga grupet e ndryshme të interesit, sipërmarrësit, apo shoqatat, koordinohet me ministritë përkatëse të parashikuara për zgjidhjen specifike të secilës çështje, ndaj një pjesë e këtyre propozimeve janë në proces përpunimi dhe do të raportohen në vijim.

Në përfundim, Qato u shpreh se ky dokument-raport dëshmon vullnetin për komunikim intensiv, e sidomos si shteg përmes të cilit mund të drejtohet çdo shqetësim.

/ATSH