Kush është i ekzekutuari në Shkodër, vëllai i këshilltarit bashkiak dhe kunat i Lul Kullës

Një ekzekutim me armë zjarri ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i vdekur Fatbardh Lici. Ky emër nuk është i padëgjuar për policinë, kjo për shkak të dyshimeve se ai ishte përfshirë në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë, por edhe për shkak të lidhjeve të tij familjare me Lulzim Kullën, si edhe me një anëtar të këshillit bashkiak të Shkodrës.

53-vjeçari Fatbardh Lici është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg.

Kujtojmë se Kulla vetëm para disa ditësh është arrestuar në Kakavijë, ku tentonte të kalonte në Greqi me pasaportë të falsifikuar.

Kulla i shpëtoi një atentati pak muaj më parë, kur mbeti i plagosur. 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij dhe shpërthimi i shkaktuar rezultoi me pasoja për Kullën.

Ai pësoi djegie në 25 për qind të trupit. Kulla deklaroi për policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

Paraprakisht dyshohet se vrasja e Licit ishte për motive hakmarrjeje. Babai i katër fëmijëve ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje shpërblyese nga burgu.

Ai ishte në burg pasi u dënua po për hakmarrje, pasi u gjet fajtor si i përshirë në dy vrasje, atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.