Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert bëri të ditur se vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve aktuale me Turqinë.
Zëdhënësja Nauert bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin e delegacionit turk prej 9 vetash, kryesuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal dhe delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëssekretari i shtetit John Sullivan.
Ajo bëri të ditur se “Me autoritet turke zhvilluam bisedime shtesë. Bisedimet vazhdojnë ende”
“Zëvendëssekretari i shtetit John Sullivan bisedoi me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal. Palët biseduan për shumë çështje, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, përfshi edhe çështjen e pastorit Brunson (i cili gjendet në arrest në shtëpi)” shkruhet në deklaratën e shkurtër.
Delegacioni turk prej 9 personash, që vazhdon takimet në Uashington, kryesohet nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal.
Takimi i parë i delegacionit, në orët e mëngjesit në Departamentin amerikan të Shtetit, zgjati 50 minuta.
Bëhet e ditur se në delegacionin turk bëjnë pjesë nga tre autoritete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Thesarit dhe Financës.
Takimet e delegacionit turk i ndoqi edhe Ambasadori i Turqisë në Uashington, Serdar Këllëç (Kılıç).