Sirianët janë të kënaqur nga prezenca e Turqisë në Idlib

Banorët e fshatit Al-Surman në afërsi të pikës së vrojtimit, ku valëvitet flamuri turk, ndaj sulmeve të mundshme të regjimit kërkojnë që ushtarët turq të dislokohen edhe në fshat.

Ky përcaktim i përket agjencisë ndërkombëtare të lajmeve me seli në Angli, Reuters.

Sipas lajmit të agjencisë, banorët e fshatit Al-Surman në afërsi të pikës së vrojtimit, ku valëvitet flamuri turk, ndaj sulmeve të mundshme të regjimit kërkojnë që ushtarët turq të dislokohen edhe në fshat.

Në afërsi të fshatit gjendet në bazë vëzhgimi e përkohshme, e cila është ngritur në kuadër të Konsensusit të Astanas.

Sirianët opozitarë të trembur nga sulmet e regjimit të Esadit kërkojnë që ushtarët turq të mos qëndrojnë vetëm në bazë por të dislokohen edhe në fshat.

Reuters, që bëri reportazhe me fshatarët, shfaq në mënyrë të qartë se çfarë besimi kanë vendosur ushtarët turq në rajon.

“Ndjehemi të lehtësuar kur shohim ushtarët turq. Si një nënshtetas i Sirisë ndjehem i sigurt kur shoh vëllezërit e mi turq. Vetëm se ne duam që ata të jenë në fshat pranë nesh. Kështu që do jemi të sigurt 100%” u shpreh një banor i fshatit.

Në fshat vazhdojnë aktivitetet edhe shumë punishte prodhimi.

“Njerëzit kanë frikë nga sulmet e regjimit ndaj Idlibit. Nëse ndodh kështu do të jemi të detyruar të mbyllim fabrikat dhe të largohemi” bën të ditur një banor.

Ushtarët turq, pas bisedimeve të Astana-s, janë vendosur dislokuar në 12 pika.

Me marrëveshjen e Iranit, Rusisë dhe Turqisë janë ndaluar përleshjet në shumë rajone, raporton TRT.

Por deklarata e Esadit: “Do të marrim përsëri kontrollin e të gjitha rajoneve në Siri” pritet me hezitim nga pala opozitare.

Ndaj sulmeve të mundshme opozitarët kërkojnë sigurinë e ushtarëve turq.