Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) shpërndau ventilator për 880 familje të Gutës në Al Bab, rajon në veri të Sirisë që u spastrua nga terrori në vitin 2016-të me operacioni “Mburoja e Eufratit” të Forcave të Armatosura Turke.
Në deklaratën e bërë nga koordinatori i IHH-së në Siri, Hasan Aksoy në lidhje me këto ndihma tha se me ardhjen e verës është vështirësuar edhe jeta në çadra dhe veçanërisht fëmijët sëmuren nga i nxehti i lartë.
Ai bëri të ditur se i nxehti në çadra ndjehet më shumë se ai përjashta.
“Për të lehtësuar ndikimin e civilëve nga i nxehti realizuam projektin e shpërndarjes së ventilatorit” tha Aksoy.
Ai tha se për këtë projekt kishin parasysh edhe problemet që përjetohen me energjinë elektrike në rajon dhe u treguan të kujdesshëm që ventilatorët të jenë të përshtatshëm për të punuar me bateri, energji diellore dhe gjeneratorë, shkruan TRT.
Aksoy tha se në projektin e radhës do tu shpërndajnë familjeve frigoriferë.