Gjashtëmbëdhjetë emigrantë të paligjshëm janë kapur nga policia kufitare në kufirin e gjelbër në zonën e Kapshticës.
Policia lokale bën me dije se 13 prej tyre janë kapur në fshatin Braçaj dhe 3 në Vishoticë, rapoton Ora News.
Shtetasit e kapur janë nga Siria dhe Iraku, dhe të gjithë janë meshkuj.
Pasi iu morën deklaratat ne drejtorinë e policisë së Kufirit, emigrantët u dërguan drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.