Të dyshuarit nisën dy dronë të mbushur me eksplozivë gjatë një ceremonie ushtarake që Presidenti Maduro ishte duke mbajtur në Karakas. Njëri u devijua nga forcat e sigurisë, ndërsa tjetri ra mbi një godinë.
Pamjet e drejtpërdrejta të fjalimit të Maduros treguan fillimisht vështrimin shqetësuese përpara të presidentit, e më pas dhjetëra ushtarë që ia mbathën nga vendngjarja. Sipas autoriteteve venezueliane, nga sulmi mbetën të plagosur 7 ushtarë.
Incidenti ndodhi në kohën kur Maduro ishte duke folur në ceremoninë që shënonte 81-vjetorin e ushtrisë kombëtare. Dy “drone” të mbushur me eksplozivë shpërthyen shumë pranë podiumit ku ndodhej presidenti, sipas ministrit të Komunikimeve, Jorge Rodriguez./topchannel